Trump mesazh kërcënues Putinit: E dua popullin rus, ndalojeni këtë luftë qesharake ose do t’ju godas me sanksione të fuqishme
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka lëshuar një mesazh kërcënues për Rusinë dhe Vladimir Putinin, duke i kërkuar atij të ndalojë “luftën qesharake” që po zhvillon në Ukrainë dhe duke e vënë përballë faktit se sanksione të tjera dhe tarifa për mallrat ruse do të vendosen.
Përmes platformës së tij Truth, Trump i ka adresuar një mesazh popullit rus dhe Putinit, duke thënë se ai nuk po kërkon t’i lëndojë ata.
“Unë e dua popullin rus dhe kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me Presidentin Putin – dhe kjo pavarësisht nga mashtrimet e Rusisë radikale. Nuk duhet të harrojmë kurrë se Rusia na ndihmoi të fitojmë Luftën e Dytë Botërore, duke humbur pothuajse 60 milionë jetë në këtë proces”, shkruan Trump.
Por, teksa lëshon këtë ai, ai menjëherë pason me kërcënimet e tija.
“Duke u thënë të gjitha këto, unë do t’i bëj Rusisë, ekonomia e së cilës po dështon, dhe Presidentit Putin, një favor shumë të madh. Vendoseni tani dhe ndaloni këtë Luftë qesharake!”, përmend ai.
Po ashtu, flet edhe për një marrëveshje që duhet bërë mes Moskës dhe Kievit.
“Nëse nuk bëjmë një “marrëveshje” së shpejti, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vendos nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh për çdo gjë që i shet Rusia Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse. Le ta mbarojmë këtë luftë, e cila nuk do të kishte filluar kurrë po të isha President! Ne mund ta bëjmë atë në mënyrën e lehtë, ose në mënyrën e vështirë dhe mënyra e lehtë është gjithmonë më e mirë. Është koha për të “bërë një marrëveshje! Nuk duhet të humben më jetë”, përmbyll Trump.