Trump mbështet këshilltarin që shtoi aksidentalisht gazetarin në bisedën e sulmeve ajrore në Jemen

Trump mbështet këshilltarin që shtoi aksidentalisht gazetarin në bisedën e sulmeve ajrore në Jemen

Presidenti amerikan Donald Trump, ka mbështetur këshilltarin e sigurisë kombëtare Michael Waltz, i cili aksidentalisht shtoi një gazetar në një bisedë grupore rreth sulmeve ajrore në Jemen, shkruan BBC, transmeton Periskopi. 

Trump u shpreh se Waltz është një njeri mirë dhe se e ka mësuar mësimin e tij.

“Michael Waltz ka marr një mësim dhe ai është njeri i mirë.”, ka thënë ai.

Washingtoni është përballur me thyerje serioze të sigurisë në zemër të administratës së Donald Trumpit.

Është historia se si gazetari i revistës “Atlantic”, Jeffrey Goldberg ishte shtuar në grupin e mesazheve në “Signal” që përfshinte zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare, Mike Waltz.

Tema që u diskutua ishte sulmi ndaj grupit Houthi të përkrahur nga Irani në Jemen.

Goldberg ka thënë se ka parë plane të planifikuara për sulmet, përfshirë pakot e armëve, caqet dhe kohën e sulmeve, dy orë para se të nisnin ato.

Skandali në Shtëpinë e Bardhë: Çfarë thoshte JD Vance për Trumpin dhe Evropën? – Pesë detajet tronditëse nga publikimi i bisedave

 

Shpërndaje në: