Trump kërcënon rritje të mëtejshme të tarifave pas paralajmërimit nga Kanadaja

Trump kërcënon rritje të mëtejshme të tarifave pas paralajmërimit nga Kanadaja

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka vonuar të reagojë pas njoftimit të kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, i cili deklaroi se do të vendosë tarifa prej 25% për produktet amerikane.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump ka ironizuar vendimin e Kanadasë, duke i thënë Trudeaus se për çdo tarifë hakmarrëse që vendos, tarifat amerikane do të rriten menjëherë me një shumë identike.

“Ju lutemi shpjegoni Guvernatorit Trudeau, të Kanadasë, se kur të vendosë një tarifë hakmarrëse në SHBA, tarifa jonë reciproke do të rritet menjëherë me një shumë të ngjashme!”.

Termi “Guvernator” është përdorur shpesh nga Trump për Trudeau, një ironi që i referohet dëshirës së presidentit amerikan, që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së, një ide që Trudeau e ka refuzuar.

Kryeministri kanadez ka thënë se Kanadaja do të vazhdojë të veprojë në mbrojtje të interesave të saj kombëtare.

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit – Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Shpërndaje në: