Trump kërcënon me veprime të ashpra nëse pengjet izraelitë nuk lirohen nga Gaza
Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump kërkoi të hënën që pengjet e marra në sulmin e udhëhequr nga Hamas ndaj Izraelit, të lirohen nga Gaza përpara inaugurimit të tij në janar, ose do të ketë “ferr për të paguar” në Lindjen e Mesme për ata që janë përgjegjës.
Duke shkruar në Truth, dhe pa përmendur asnjë grup militant, Trump tha në postimin e tij: “Nëse pengjet nuk lirohen përpara 20 janarit 2025, datë që unë me krenari marr detyrën si president i Shteteve të Bashkuara, do të ketë ferr pwr tw paguar në Lindjen e Mesme, për ata që janë përgjegjës që kryen këto mizori kundër njerëzimit. Ata që janë përgjegjës do të goditen më fort se kushdo është goditur në historinë e gjatë dhe të rrëfyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lironi pengjet tani”.
Administrata Biden ka punuar që nga viti i kaluar me Izraelin dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, përfshirë Katarin dhe Egjiptin, për një marrëveshje armëpushimi që do të përfshinte lirimin e pengjeve, transmeton Telegrafi.
Nuk ishte e qartë se çfarë taktike mund të merrte Trump. Izraeli ka vrarë shumë nga udhëheqësit e Hamasit dhe mijëra luftëtarë të tij, ndërsa ka rrafshuar pjesën më të madhe të Gazës.
Trump tha në postimin e tij të hënën, “kjo është e gjitha bisedë dhe asnjë veprim” kur bëhet fjalë për pengjet, dhe deklarata e tij që sugjeron se ai mund të përdorë fuqinë e zyrës së tij për të ndëshkuar ata që morën robërit është shenja e parë e sa agresivisht mund të trajtojë Trump politikën e Lindjes së Mesme kur të rifillojë detyrën.