Trump kapet duke lexuar pasojat e tarifave

Trump kapet duke lexuar pasojat e tarifave

BBC ka publikuar një fotografi të Presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, i cili është parë duke lexuar botimin e së shtunës të New York Post, gjatë rrugës për në Trump National Golf Club në Jupiter, Florida.

Presidenti amerikan  duket se po lexon një faqe në gazetë me titullin: “Kina: Po? Provoji këto tarifa”, nën një baner që thotë “Lufta Botërore e Tarifave”, shkruan BBC, transmeton Periskopi.

Artikulli raporton për kundërpërgjigjen e Pekinit me tarifa prej 34% dhe rënien e indeksit Dow Jones të premten./Periskopi/

Shpërndaje në: