Trump: Jam i vetmi President që nuk i dha Rusisë asnjë nga tokat e Ukrainës

Trump: Jam i vetmi President që nuk i dha Rusisë asnjë nga tokat e Ukrainës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sërish një reagim në rrjetin e tij social “Truth social”, në lidhje me Ukrainën.

Trump ka deklaruar se ai është “i vetmi president” që nuk i dorëzoi asnjë nga territoret e Ukrainës Rusisë, së Putinit.

“Presidenti i vetëm që nuk i dha asnjë nga tokat e Ukrainës Rusisë së Putinit është Presidenti Donald J. Trump. Mos e harroni këtë kur demokratët e dobët dhe joefektiv kritikojnë, dhe kur “Lajmet e Rreme” përhapin me kënaqësi çdo gjë që ata thonë!”, tha Trump, raporton euronews.

Në mesazhin e tij, Trump i drejtohet qytetarëve amerikanë, pas protestave të këtyre të fundit në mbështetje të Ukrainës.

Pakënaqësia në radhët e amerikanëve u rrit ndaj presientit pas trajtimit që ai i bëri Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë.

Shpërndaje në: