Trump i jep goditjen e parë Jack Smith-it: Ia pezullon lejet e sigurisë avokatëve që e ndihmuan në hetimet kundër tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nënshkruar një Urdhër Ekzekutiv që pezullon autorizimet e sigurisë për stafin e Covington & Burling LLP, një firmë e mirënjohur ligjore në Uashington.
Ky urdhër synon veçanërisht individët nga firma që ndihmuan Këshilltarin e Posaçëm Jack Smith në hetimet ligjore kundër Trumpit, duke përfshirë hetimet mbi dokumentet e klasifikuara dhe ndërhyrjen në zgjedhje.
Urdhri Ekzekutiv jo vetëm që revokon këto autorizime të sigurisë – duke i prerë aksesin në informacionet e ndjeshme qeveritare – por gjithashtu urdhëron një rishikim federal për të ndërprerë kontratat e firmës me qeverinë aty ku është e mundur.
Lëvizja ndikon dhjetëra prokurorë që punuan si në çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje nga Trump, ashtu edhe në një tjetër për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida.
Të dyja u ngritën nga Smith. Asnjëra nuk shkoi në gjyq para se Trump të fitonte një mandat të dytë në nëntorin e kaluar.
President Donald J. Trump has signed an Executive Order suspending security clearances for staff at Covington & Burling LLP, a prominent D.C. law firm, targeting those who worked with Special Counsel Jack Smith on legal probes against him. Here’s what you need to know: This move… pic.twitter.com/ci85JBAIQ6
— MaGa World (@MAGAWORLD1) February 25, 2025