Trump do të presë Kim Kardashian në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë Kim Kardashianin në Shtëpinë e Bardhë sot për të tërhequr vëmendjen për reformën e drejtësisë kriminale përmes famës që ka ylli televiziv.
Kim Kardashina është bërë një avokate për çështje të drejtësisë kriminale dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Shtëpinë e Bardhë për këtë çështje. Vizita e saj u konfirmua nga dy zyrtarë që folën në USA TODAY me kushtin e anonimitetit sepse takimi nuk është bërë ende publik, transmeton Telegrafi.
Kardashian do të shoqërohet nga ish-të burgosurit e sapo liruar Tynice Nichole Hall, Crystal Munoz dhe Judith Negron.
Kim Kardashian është një shoqe e Ivanka Trump, e cila e prezantoi me burrin e saj dhe këshilltarin e lartë presidencial Jared Kushner. Së bashku, ata punuan për të ulur dënimin me burg të Alice Johnson. Johnson gjithashtu do të marrë pjesë në takimin e së mërkurës me Trump, Kardashian dhe tre ish të burgosur.
Kardashian, një yll i televizionit, foli në një ngjarje të Shtëpisë së Bardhë në qershor. Ajo ishte më e zëshmja për uljen e dënimit me burgim të Johnson që dha Trump në vitin 2018. Në atë kohë, Johnson ishte një gjyshe 63-vjeçare që vuante një dënim të përjetshëm për një vepër të rëndë me drogë.