Trump bën një hap mbrapa, tërhiqet nga një vendim i tij

Trump bën një hap mbrapa, tërhiqet nga një vendim i tij

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një përjashtim për tarifat e automjeteve për Meksikën dhe Kanadanë për një muaj.

Kështu deklaroi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila ka dhënë disa detaje gjatë një konference për shtyp me mediat në Shtëpinë e Bardhë.

“Biseduam me tri gjigantët e shitjeve të automjeteve. Do të bëjmë një përjashtim prej një muaji për çdo automjet që kalon përmes USMCA”, tha Trump në një deklaratë të lexuar me zë nga Leavitt.

“Tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi më 2 prill. Por, me kërkesë të kompanive që janë të lidhura me USMCA, presidenti po u jep atyre një përjashtim për një muaj në mënyrë që ata të mos jenë në një pozicion ekonomik të pafavorshëm”, shtoi ajo.

Shpërndaje në: