Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Justin Trudeau thotë se tarifat amerikane ndaj Kanadasë do të ndërpriten për 30 ditë, pas një “telefonate të mirë” me Donald Trump.
Shtetet e Bashkuara do të fillonin të zbatonin tarifat 25 për qind në Kanada nga nesër, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu thotë se do të rrisë burimet për të ndaluar rrjedhën e fentanilit, që shkon në SHBA nga Kanadaja.
“Një forcë e re sulmuese e përbashkët SHBA-Kanada po krijohet gjithashtu për të luftuar “krimin e organizuar, fentanilin dhe pastrimin e parave”, shtoi Trudeau.
Një veprim i ngjashëm është marrë edhe për Meksikën, ku presidentja e këtij vendi pas një telefonate të zhvilluar me presidentin amerikan, njoftoi se tarifat ndaj këtij vendi do të pauzohen për 30 ditë.