Tronditin mjekët: Një sëmundje e re po përhapet te të rinjtë, shkak për këtë janë celularët

Tronditin mjekët: Një sëmundje e re po përhapet te të rinjtë, shkak për këtë janë celularët

Shkencëtarët nga Hong Kongu i kanë habitur të gjithë me zbulimin e fundit. Ata thonë se kanë zbuluar një sëmundje të re.

“Ankthi i ndarjes nga celulari” quhet simptoma që, sipas shkencëtarëve aziatikë, ka prekur shumicën e njerëzve tashmë. Ata thonë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter.

Simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, marrja e celularit me vete kur shkojmë në tualet.

Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quajtur nomofobi po përkeqësohet gjithmonë e më shumë.

Shpërndaje në: