Tronditet Austria: Një person vret me thikë një 14-vjeçar dhe plagos katër të rinj në rrugë
![Tronditet Austria: Një person vret me thikë një 14-vjeçar dhe plagos katër të rinj në rrugë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_8041-528x300.jpeg)
Një 23-vjeçar goditi me thikë pesë kalimtarë në Villach, në jug të Austrisë, duke vrarë një 14-vjeçar. Sipas mediave vendase krimi ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë sheshit kryesor.
Sakaq, është arrestuar autori i sulmit, shtetas sirian me leje qëndrimi.
Sipas zëdhënësit të policisë Rainer Dionisio, cituar nga “Kurier”, 23-vjeçari ka goditur me thikë kalimtarët pak para orës 16:00, të moshës 14 deri në 23 vjeç.
Një dëshmitar i sulmit pasi ka parë skenën, ka përplasur sirianin me makinën e tij, duke lehtësuar kështu arrestimin e 23-vjeçarit.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të përjashtuar mundësinë që autori të ketë pasur bashkëpunëtor.