Trofeu i Ligës së Kampionëve transportohet mes tifozëve për në stadiumin “Stade de France”
Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit.
Të dyja skuadrat tani ndodhen në Paris ku dhe do të zhvillohet finalja, shkruan Periskopi.
Stadiumi që pret këtë takim është ai i Kombëtarës së Francës, “Stade de France” dhe ka kapacitet prej 80 mijë ulësve.
UEFA ka publikuar një video, ku shihet duke bartur trofeun e Championsit drejt stadiumit.
Të shohim se cilit ekip do t’i takojë.