Trofeu FA Cup është ‘lëmoshë’ për klubet e mëdha, kjo është shuma qesharake që fitoi Leicesteri pas triumfit

Trofeu FA Cup është ‘lëmoshë’ për klubet e mëdha, kjo është shuma qesharake që fitoi Leicesteri pas triumfit

Leicester City siguroi një fitore impresive kundër Chelseat për të triumfuar në FA Cup.

Youri Tielemans shënoi një gol brilant nga distanca në pjesën e dytë, për t’ia siguruar fitoren ‘Dhelprave’, në praninë e 21 mijë fansave, transmeton Periskopi.

Përndryshe, ky është triumfi i parë i Leicesterit në histori në këtë trofe.

Çmimi që ka fituar skuadra e Brendan Rodgersit pas këtij triumfi është 2 milionë euro, ndërsa në total në këtë garë klubi ka arkëtuar rreth 4 milionë eruo.

Kujtojmë se fondi për FA Cup është 18 milionë euro, shumë e cila distribuohet në 188 skuadrat pjesmarrëse. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: