Tri vitaminat më të mira për forcimin e imunitetit
Mund të themi se thënia e vjetër “një mollë në ditë largon mjekun nga shtëpia”, është e vërtetë! Ushqimet e pasura me ushqyes, fibra dhe vitamina janë ideale për forcimin e sistemit imunitar.
Nëse doni të ndikoni drejtpërdrejt në forcimin e imunitetit, këto janë vitaminat e duhura për organizmin tuaj, transmeton KosovaPress.
Vitamina C
Mungesa e vitaminës C mund të dobësojë sistemin tonë imunitar dhe ta bëjë atë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Marrja ditore e vitaminës C është thelbësore për shëndetin, sepse trupi ynë nuk e prodhon atë. Lajm i mirë është se vitamina C gjendet në shumicën e ushqimeve, pa pasur nevojë ta përdorim përmes hapave. Ushqimet e pasura me vitaminë C janë limoni, portokalli, mandarina, luleshtrydhja, spinaqi, brokoli, lakra jeshile etj.
Vitamina B6
Vitamina B6 shërben si një mbështetje për reaksionet biokimike të sistemit imunitar. Ushqimet e pasura me këtë lloj vitamine përfshijnë ushqimet e mëposhtme: mish i pulës, salmon, tuna, mëlçi, maja, banane, spinaq, rrush, soja, vezë, qumësht, patate.
Vitamina E
Kjo vitaminë është një antioksidues i fuqishëm që ndihmon trupin të luftojë infeksionet. Ushqimet e pasura me vitaminë E janë bademi, arra, farat e lulediellit, spinaqi, avokado, majdanoz, ullinj.