Tri ushtrime të fuqishme dhe efikase të cilat për 30 ditë eliminojnë celulitin

Tri ushtrime të fuqishme dhe efikase të cilat për 30 ditë eliminojnë celulitin

Thonë që 98 për qind e femrave vuajnë nga celuliti dhe lëvorja e portokallit, ndërkaq krahas ushqimit të pashëndetshëm dhe gjenetikës, ekspertët theksojnë që edhe qarkullimi i keq i gjakut është një ndër shkaktarët e këtij problemi

Njëra ndër rekuizitat më të mira të fitnesit që me sukses lufton kundër celulitit është cilindri i fitnesit, transmeton Telegrafi.

Këto janë tri lëvizjet më të mira të cilat do të duhej që për çdo ditë t’i përsërisni në mënyrë që të arrini rezultatet e dëshiruara:

Masazhi i kofshëve

Nëse nuk keni problem me shtresat në pjesën e sipërme të kofshëve, ku është ushtrimi i duhur për ju.

Uluni në dysheme, ngrini vithet, ndërkaq rollerin sfungjer vendoseni saktësisht nën mollaqe (prapanicë) dhe mbi pjesën e sipërme të kofshëve. Mbështetuni në duar dhe ngrini trupin tuaj. Filloni të shtyni trupin tuaj lart-poshtë ashtu që cilindri të lëvizet në kofshë.

Hip-roll

Ky është ushtrim i shkëlqyeshëm i cili do të duhej të eliminojë celulitin nga kofshët. Shtrijuni në anën e djathtë, ndërkaq rollerin vendoseni nën kofshën e djathtë, derisa këmba juaj e djathtë të jetë e drejtë.

Lakoni gjurin e majtë dhe vendosni këmbën e majtë në nivel me sipërfaqen. Drejtojeni dorën e djathtë dhe filloni me ngritjen e pjesës së sipërme të trupit. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë, pastaj përsëriteni procesin edhe me këmbën e majtë.

Kundër celulitit në vithe

Pra, nëse dëshironi të zvogëloni shtresat nga vithet, ky është veprimi i vërtetë! Uluni në sfungjer, vendosni shuplakat pas trupit për ekuilibër dhe thembrat në dysheme. Lakoni gjunjët në anën e djathtë, pastaj nisuni me kërdhokulla dhe gjunjë në drejtim të majtë. Përsëriteni 10 herë.

Në videon në vazhdim shikoni shpjegimin e hollësishëm të këtyre ushtrimeve:

Shpërndaje në: