Tri ushtrime për tonifikimin e muskujve të këmbëve dhe të pasmeve (VIDEO)
Për të pasur një trup me linja perfekte dhe të shëndetshëm në të njejtën kohë, duhet që rëndësi të veçantë t’i kushtojmë pjesës së këmbëve, transmeton Periskopi.
Sipas trajneres së fitnesit Ines Celina, këmbët mbajnë tërë ngarkesën dhe peshën trupore, për këtë arsye është shumë e rëndësishme të kemi muskuj të fortë dhe të formuar.
INES CELINA- Trajnere e fitnesit “Lets go gym”
Sipas saj nëse kemi muskuj të fortë atëherë i parandalojmë sëmundjet e ndryshme të eshtrave dhe problemet me gjunjët.
Një pjesë tjetër me shumë rëndësi për femrat janë edhe të pasmet. Femrat harxhojnë shumë në trajtime dhe dieta të ndryshme për formimin dhe tonifikimin e të pasmeve, mirëpo zgjidhja është fare e lehtë.
Me këtë rutinë shumë të thjeshtë të cilën mund ta bëni edhe në shtëpi, ju do të jeni në gjendje që për një kohë shumë të shkurtër të tonifikoni dhe formësoni muskujt e këmbëve dhe të pasmeve./periskopi.com
Për më tepër shihni videon;