Tri truqe me ndihmën e të cilëve lehtë do t’i pastroni objektet apo stolitë nga mesingu
Keni ndonjë objekt të çmuar, apo ndonjë pjesë stolie nga mesingu? Qe se si më lehtë t’i pastroni me ndihmën e të cilëve lehtë do t’i pastroni
Më parë verifikoni a është vërtet objekti juaj i tëri nga mesingu, apo vetëm shtresa sipërfaqësore, transmeton Telegrafi.
Provoni ta mbështetni magnetin, nëse kapet për objekt, më siguri nga brenda vërtet është nga ndonjë metal tjetër.
Objektet e tilla pastroni vetëm me sapun dhe me ujë të nxehtë, sepse në të kundërtën do të dëmtoni shtresën sipërfaqësore.
Nëse keni objekt, i cili është në tërësi nga mesingu, provoni këto tritruqe për pastrim!
Keçapi
Ekspertët për pastrim, kur është fjala për eliminimin e njollave më të ndryshme apo ndotjeve, thonë që keçapi është efikas. Thjesht qiteni në leckë dhe me të fërkoni mesingun derisa të kthejë shkëlqimin e mëparshëm. Pastaj fshijeni me leckë të njomë dhe thajeni tërësisht.
Uthulla, kripa dhe mielli
Nga këta tre përbërës bëni pastën, të cilën pastaj do ta fërkoni në mesing dhe e lini të veprojë afro dhjetë minuta. Pastaj shpëlajeni dhe thajeni mirë.
Lëngu i limonit
Thartira do të zbërthejë grimcat e papastërtisë, thjesht fërkojeni objektin me gjysmë limoni apo me peshqir të njomur në lëng limoni. Si edhe me dy substancat e mëparshme, pastaj fshini me leckë të njomur dhe thani objektin tuaj nga mesingu. Si i pastroni ju objektet nga mesingu? Na tregoni nëpërmjet komenteve tuaja!