Tri shqiptare çmendin Parisin
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka zbuluar nëpërmjet postimeve në “Instagram” se ndodhet në Paris.
Fillimisht ajo postoi disa fotografi ku shfaqej së bashku me kushërirën e saj, Anxhelina Hadërgjonaj, teksa ndodheshin në një festë. “Duke festuar jetën”, shkruante Beatrix krahas fotos ku shfaqeshin mjaft elegante.
Ndërkohë pak më parë, këngëtarja ka postuar një foto në rrugët e Parisit. Ajo shfaqet e veshur me një fustan shumë të shkurtër dhe trasparent. Ndërkohë e ka kombinuar me një palë çizme të gjata.
Ka vetëm pak minuta që Beatrix e ka publikuar foton në “Instagram” dhe ka arritur që të marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta.
https://www.instagram.com/p/B53dA13Bq0J/