Tri receta detoksifikuese që mund t’i bëni në shtëpi për një lëkurë të përsosur
“Detoksi” ka qenë një nga fjalët kyqe viteve të fundit, sa i përket shëndetit dhe stilit të jetës, dietat e pasura me përbërës detoksifikues kanë qenë në menynë e shumë prej jush.
Por a keni menduar t’a detoksifikoni organin më të madh të trupit, e që është lëkura!?
E sidomos tash në ditët e nxehta, lëkura jonë ka nevojë për detoks më shumë se kurrë. Dielli, dehidrimi, ushqimet e shpejta, stresi, dhe jeta dinamike të gjitha këto së bashku ndikojnë në shëndetin dhe dukjen e lëkurës.
Sigurisht që uji ka rol kryesor në shëndetin e lëkurës, mirëpo toksinat e lëkurës mund t’i largoni përmes disa lëngjeve që mund t’i përgatisni edhe vetë në shtëpitë tuaja.
Detoksi me ujë dhe limon
Në mesin e të gjitha pijeve detoksifikuese uji dhe limoni është receta më e thjeshtë dhe më e lehtë për një lëkurë të mrekullueshme. Limoni është një përbërës që përdoret në trajtimin e shumë problemeve të lëkurës duke filluar nga zbardhja e lëkurës, hidratimi, deri tek trajtimet e akneve.
Vitamina C pastron lëkurën duke larguar cdo toksinë të dëmshme nga sistemi juaj, në të njejtën kohë parandalon rrudhat dhe shenjat në fytyrë. Në fakt përveç përfitimeve të lëkurës, limoni gjithashtu rrit sistemin tuaj imunitar, balancon nivelet e pH-së dhe lufton edhe shumë probleme të tjera shëndetësore.
Në cdo mëngjes, mjafton të pini një gotë ujë me pak limon të shtrydhur, për t’a bërë një pije freskuese ju mund të shtoni edhe pak akull.
Pirja e këtij uji në baza të rregullta, patjetër do t’ju bëj që ju të ndiheni më mirë, e në të njejtën kohë do ju shpërblejë me një lëkurë të shëndetshme dhe të pastër./periskopi.com
Detoksi me ujë, kanellë dhe mollë
Molla dhe kanella përbëjnë recetën e përsosur për të detoksifikuar lëkurën tuaj. Kjo jo vetëm që ndihmon në çlirimin e sistemit nga kimikatet e dëmshme në gjak, por gjithashtu lufton shumësëmundje dhe forcon sistemin tuaj imunitar.
Mollët përmbajnë disa lëndë ushqyese duke përfshirë vitaminën C që sintetizon kolagjenin duke i dhënë lëkurës tuaj një pamje të ndritshme dhe rinore. Përveç kësaj, ajo mundëson rigjenerimin e shpejtë të qelizave të dëmtuara dhe i’u jep një ngjyrë të përsosur. Kanella nga ana tjetër përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në largimin e akneve.
Për përgaditjen e këtij detoksi ekzistojnë dy mënyra, me ujë të vluar dhe me ujë të ftohtë nëse nuk keni shumë kohë.
Për metodën e parë ju duhen 3,5 litra ujë të vluar dhe një mollë e prerë në pjesë të vogla, kësaj mase I shtoni edhe 1-2 shkopinjë kanelle.
Lëreni ujin të ziej për rreth 15 minuta, lëreni të ftohet për një kohë pastaj pini dhe shijoni shijen së bashku me përfitimet e tjera shëndetësore.
Metoda e dytëështë e njejtë vetëm se nuk do t’iu duhet ta vloni./periskopi.com
Detoks me limon, trangull dhe mentë
Përzierja e trangullit, limonit dhe mentës në ujë e bën atë një nga recetat më të shëndetshme të ujit detox për të pasur një lëkurë të shëndetshme. Trangulli hidraton trupin tuaj natyrshëm dhe largon të gjitha toksinat e dëmshme nga sistemi juaj.
Nga ana tjetër, menta nxit sistemin tuaj të tretjes dhe shton një aromë freskie ndërsa limoni është një agjent detoksifikues natyror, të gjithë këta përbërës së bashku ju ndihmojnë të keni një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme.
Në një enë shtoni disa feta limoni dhe trangulli, shtoni disa gjethe mente dhe pak kripë.Shtoni ujë natyral dhe pija juaj është e gatshme.
Kjo recetë përvec se mban lëkurën të freskët dhe të shëndetshme, është shumë e mirë për ata që duan të humbin peshë./periskopi.com