Tri pjesët e trupit që plaken më shpejt dhe çfarë të bëni për to
Ndërsa ne rritemi dita ditës, disa pjesë të trupit tregojnë shenja të plakjes më shpejt se të tjerat. Natyrisht, të gjithë mund të përmendin si shkaqe dehidratimin apo ekzpozimin e madh në diell. Filloni të vini re pjesët e trupit që tregojnë shenja të hershme të plakjes.
Kështu kuptoni si ishit 20, 30, 40, apo 50 vjeç. Përkundrejt faktit se ne e pranojmë përsosmërinë e pjekurisë, ka 3 pjesë të trupit që dëmtohen më shumë nga dielli dhe janë zonat më ndjeshme ndaj rrudhave.
Duart
Meqë duart tona janë vazhdimisht nën eskpozimin e diellit, madje edhe në dimër, ato janë ndër pjesët e trupit ku rrudhat shfaqen më shpejt.
Zgjidhja e propozuar
Aplikoni krem kundër pjekjes. Lëkura e duarve është e hollë, ndaj aplikimi i kremrave është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur.
Fytyra
Në të vërtetë, edhe individët 25 vjeç mund të kenë disa shenja rrudhash të lehta në ballë apo rreth syve. Për fat të keq, dielli mund të shkaktojë probleme shtesë.
Zgjidhja e propozuar
Aplikoni kremra kundër diellit dhe plakjes çdo ditë. Nevojitet larja e fytyrës rregullisht. Rekomandohet përdorimi i serumeve kundër njollave të errëta.
Zona në qafë dhe gjoks
Qafën dhe gjoksin një fill i hollë i ndan nga fytyra, megjithatë shpesh ju harroni t’i ushqeni ato. Kjo lëkurë e hollë është jashtëzakonisht delikate ndaj rreze ultravjollcë dhe kështu krijohen lehtësisht rrudha në këto zona.
Zgjidhja e propozuar
Ruajeni shëndetin tuaj duke aplikuar krem, maska, trajtime natyrale. Bëjeni këtë sa herë kujdeseni për fytyrën./Shije.al