Tri lule të cilat pastrojnë ajrin nga helmet, patjetër duhet t’i keni në dhomë!

Tri lule të cilat pastrojnë ajrin nga helmet, patjetër duhet t’i keni në dhomë!

Jo vetëm që janë të mira për përmirësimin e cilësisë së ajrit, por edhe eliminojnë helmet, avujt kimikë, mikrobet nga ajri, sporet e mykut, por krahas kësaj edhe sjellin lagështinë e ajrit në nivel të përshtatshëm.

Lulet zakonisht i mbajnë në dhomën e ditës dhe në korridor, mirëpo të gjitha që u thanë më sipër është arsye që ndonjë syresh ta vendosni në dhomën e gjumit!

Derisa jeni në gjumë, truri pushon dhe ka nevojë për ajër cilësor, ndërkaq këto tri lule janë më të mirat kur është fjala për lulet për dhomën e gjumit!

Dihet se bimët përmes fotosintezës janë në gjendje të përthithin dyoksidin e karbonit dhe të lëshojnë oksigjen por kjo nuk është gjithçka.

Shumica prej tyre, arrijnë të neutralizojnë substancat organike që janë të pranishme në vendbanimet tona falë enzimave të quajtura ndryshe metilotrofe. Ja disa prej tyre:

1. Zambaku i gjelbër (Chlorophytum comosum)

Nëse është për t’i besuar hulumtimeve të cilat i ka bërë NASA, zambaku i gjelbër mund të pastrojë ajrin nga formaldehidët, bashkim i rrezikshëm kimik i cili mund të shkaktojë kancerin, madje për 90 për qind.

Kjo lule e bukur gjithashtu thith edhe aromat edhe avujt, por edhe përmirëson cilësinë e gjumit, duke pasur parasysh që rregullon nivelin e oksigjenit në dhomë.

Image

2. Gjuha e vjehrrës (Sansevieria trifasciata)

Kjo bimë ka forcë të pabesueshme që të shndërrojë dyoksid karbonin në oksigjen gjatë natës!

Si edhe zambaku i gjelbër, edhe gjuha e vjehrrës gjithashtu thith formaldehidët e dëmshëm, të cilët gjenden në ngjyrat e mureve, në mjetet për mirëmbajtje të mobilieve, në filtra të ndryshëm të aparateve…

Image

3. Fiku i shenjtë (Ficus religiosa)

Është në gjendje të absorbojë tërë dyoksid karbonin nga shtëpia gjatë natës dhe merr pjesë në fotosintezë.

Image

Shpërndaje në: