Tri lloje kafjalli të cilat duhet t’i shmangni

Tri lloje kafjalli të cilat duhet t’i shmangni

Kafjalli është racioni më i shëndetshëm i ditës. Me të nxisin organizmin dhe e përgatisim për orët e lodhshme të cilat janë para nesh

Nëse dëshironi që të filloni ditën në mënyrën më të drejtë dhe trupit tuaj t’i ofroni energjinë e nevojshme, ju nevojiten t’i shmangni këto tri kafjalle zakonisht shumë të shpeshta.

1. Lëngjet e pemëve dhe jogurtin

Edhe pse në to shkruan që janë qind për qind natyrale, lëngjet e blera në dyqane janë plot sheqer dhe aditiv. Pija e këtillë në çast do t’ju japë energji, mirëpo shumë shpejt edhe do t’jua marrë energjinë.

Gjithashtu, lëngjet e blera nuk kanë vlerë të madhe nutritive. Më mirë zgjidhni pemën e cila përmban edhe fibra të nevojshme për rregullimin e metabolizmit. Njësoj vlen edhe për jogurtët e pemëve, transmeton Telegrafi.

2. Produktet e furrës

Pjekurinat dhe krofnet të cilat i blejmë në furra janë shumë të shijshme, mirëpo produktet e këtilla shpesh përmbajnë sasi të mëdha aditivësh, kripe dhe sheqeri, gjë që nuk është kombinim i mirë për fillim të ditës.

Pjekurinat e njelmëta ndalin ujin në organizëm, ndërkaq petët e brumit janë të yndyrshme dhe vështirë treten. Veç kësaj, këto pjekurina nuk kanë vlera të mjaftueshme nutritive, të cilat organizmit tuaj i janë shumë të nevojshme për punë normale.

3. Kafjalli i yndyrshëm dhe i fortë

Edhe një kafjall që duhet eliminuar, nënkupton ushqimin e yndyrshëm, të rëndë dhe kalorik siç janë vezët e fërguara me proshutë, sandviç me sallam dhe majonezë dhe me lyerje të ngjashme. Vetëm nëse nuk punoni punë të rëndë fizike, ky kafjall trupit tuaj nuk i nevojitet dhe organizmit do t’i nevojitet një kohë e gjatë që ta tretë.

Shpërndaje në: