Tri komuna të PDK’së në mesin e komunave më transparente, Krasniqi: Rezultate të punës profesionale

Tri komuna të PDK’së në mesin e komunave më transparente, Krasniqi: Rezultate të punës profesionale

Lipjani, Drenasi, Ferizaj dhe Prizreni, janë shpallur komunat më transparente për vitin 2023 nga KDI, prej të cilave tri udhëhiqen nga PDK.

Për këtë ka reaguar kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se “këto suksese nuk janë më një risi, por rezultate të një pune profesionale, efikase dhe në shërbim të qytetarëve”.

Krasniqi ka shtuar se me mbi 90 për qind të pikëve të grumbulluara kanë dalë edhe komuna tjera të drejtuara nga PDK: Skënderaj, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut dhe Vushtrria.

“Tri komuna të cilat udhëhiqen nga Kryetarët e PDK-së, Drenasi, Ferizaj dhe Prizreni, sot janë shpallur kampione për transparencë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Këto suksese të komunave tona nuk janë më një risi – por rezultate të një pune profesionale, efikase dhe në shërbim të qytetarëve. Me mbi 90 % të pikëve të grumbulluara kanë dalë edhe katër komuna të tjera që udhëhiqen nga PDK-ja, Skenderaj, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut dhe Vushtrria, ndërsa edhe Hani i Elezit është pozicionuar afër tyre. I përgëzoj kryetarët e komunave tona për përkushtimin e tyre në shërbimin publik.”

Ai ka thënë se “modeli i qeverisjes që e vendos interesin qytetar në qendër, i zbatuar nga PDK, po rikonfirmohet vit pas viti si modeli më i suksesshëm në vend”.

“Asgjë më pak se punë, projekte konkrete, transparencë e përmirësim të mirëqenies së qytetarëve!”

Lipjani, Drenasi, Ferizaj e Prizreni, komunat më transparente për vitin 2023

Shpërndaje në: