Tri gjëra që duhet ti keni me vete kur udhëtoni
Periudha e pushimeve është koha më e bukur që ju ndani me më të dashurit tuaj, por që ato të jenë sa më perfekte ne ju rikujtojmë tre gjërat që ju duhet ti merni me vete./periskopi.com
Një denim xhaketë.
Xhaketa mund të kombinohet me të gjitha llojet e veshjeve dhe ngjyrave, nuk do të dalë kurrë nga moda dhe do ju mbaj ngrohtë gjatë netëve të verës me veshjen tuaj të preferuar.
Një kostum i zi
Kostumi i zi është zgjidhja më e mirë për të gjitha rastet, sidmos kur duhet të dilni dhe nuk dini çfarë të vishni. Kombinojeni me taka dhe një çantë dore të vogël nëse doni të dilni për darkë, ndërsa nëse do të dilni ditën mjafton të mbathni sandale të sheshta, mirëpo edhe këpucët sportive janë një zgjedhje e mirë dhe e rehatshme./periskopi.com
Një libër i mirë
Një libër i mirë do të jetë shoqëruesi ideal gjatë pushimeve tuaja, kur jeni në plazh apo para se të flini gjumë!