Tri duele interesante në Superligë, vëmendja në Prishtinë
Java e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot (e diel) me tri ndeshje tejet interesante.
Me fillim nga ora 13:00 Dukagjini do ta presë në Klinë skuadrën në top-formë, Llapin.
Llapi synon fitoren për të mbajtur hapin me liderët e tabelës, ndërkohë Dukagjini gjendet i parafundit me 16 pikë të tubuara.
Ulpiana në anën tjetër do të jetë nikoqir i ekipit të fundit në tabelë, Feronikelit.
Lipjanasit me fitore do të mund t’i largoheshin zonës së rrezikshme, pasi kanë 17 pikë në vendin e tetë.
Ndeshja e fundit dhe derbi i kësaj jave zhvillohet në kryeqytet. Prishtina do të mirëpres Dritën në kryendeshjen e kësaj jave në Superligë.
Gjilanasit gjenden në vendin e tretë me 28 pikë, kurse Prishtina ka katër më pak dhe pozicionohet e pesta në renditjen tabelare.