Tri ditë pas inagurimit, dëmtohet pllaka e heroit Ismet Krasniqi

Tri ditë pas inagurimit, dëmtohet pllaka e heroit Ismet Krasniqi

Tri ditë pas inagurimit të pllakës së heroit të kombit, Ismet Krasniqi, ajo tashmë është dëmtuar.

Amir Krasniqi, djali i heroit ka shpërndarë disa fotografi të dëmtimit të pllakës, derisa e ka quajtur si akt vandalizmi.

“Dy ditë pas inaugurimit me nderimet më të larta, nga figurat më të shquara kombëtare, në një akt vandalizmi dëmtohet pllaka e Heroit të Kombit Ismet Krasniqi. E dimë se ju pengojnë vlerat kombëtare, ju vran emri i Ismet Krasniqi e familjes së tij.Kjo veq na forcon neve e përkujtonë se ende sillen kendej pari kolaboracionistet te kamufluara në forma të ndryshme. S’na thyeni dot”, ka shkruar ai.

Ndryshe,  më 16 nëntor 2024, pas 36 vitesh nga rënia e tij, në Prishtinë ishte zbuluar pllaka përkujtimore e dëshmorit të Kombit, Ismet Krasniqi.

Shpërndaje në: