Tri arsye shkencore se përse nuk duhet t’ zgjoheni në 5:00 çdo ditë

Tri arsye shkencore se përse nuk duhet t’ zgjoheni në 5:00 çdo ditë

Shpeshherë kemi dëgjuar njerëzit duke thënë se duke u zgjuar herët, ju e rritni produktivitetin. Kjo tingëllon si këshillë mjaftë e mirë.

Pas së gjithash, edhe Benjamin Franklin kishte thënë se duke fjetur duke u zgjuar herët, njerëzit bëhen të shëndetshëm, të pasur e të mençur.

Por, Jon Levy, shkencëtar i sjelljeve, ka vendosur ta ekzaminojë këtë çështje, dhe rezultati i tij e thotë të kundërtën.

Sipas tij, këto janë tri arsyet se përse nuk duhet të zgjoheni çdo ditë në orën 5 të mëngjesit:


Zgjimi i përditshëm në këtë kohë mund t’jua zvogëlojë lumturinë

Shumë njerëz të suksesshëm zgjohen herët në mënyrë që t’ia fillojnë punës sa më parë. Sipas neuroshkencëtarit Russell Foster, nuk ka ndonjë hulumtim që dëshmon se zgjimi herët ju bën më produktiv. As nuk do të thotë se do të bëheni më të pasur – nuk ka ndonjë dallim në statusin socio-ekonomik mes atyre që zgjohen herët dhe atyre që zgjohen më vonë.

Në fakt, në një anketim i cili i ka pyetur pjesëmarrësit se çfarë i bën më së shumti të lumtur, faktori numër një ka qenë gjumi i mjaftueshëm.

 

Zgjimi herët është kundër natyrës sonë biologjike

Dr. Michael Breus, i njohur si “Doktori i Gjumit”, et thekson faktin se trupat tanë janë të programuar të funksionojnë më së miri në periudha të caktuara të ditës. Kjo preferencë kohore varion gna personi në person sepse gjithsecili kemi orë të ndryshme biologjike.

Në librin e tij, ai i ndan këto preferenca në katër kronotipe apo kategori – delfini, luani, ariu dhe ujku.

Biologjia jonë ndikon se në cilën periudhë të ditës jemi më së shumti produktivë. Shumica e njerëzve nuk janë të krijuar për t’u zgjuar vazhdimisht në orën 5:00.

Përveç nëse jeni luan, pra i krijuar për t’u zgjuar herët, mos e detyroni veten ta bëni këtë. Ju mund ta bëni këtë për një periudhë të shkurtë kohore, por nuk është e qëndrueshme.

 

Ju e humbni produktivitetin

Duke u zgjuar në periudha jonatyrale ju mund ta prishni ritmin e gjumit. Kur jeni të lodhur, ju e humbni produktivitetin, bëheni më pak funksionalë, etj.

Studimet tregojnë se ata që janë pa gjumë veprojnë sikur me qenë pak të dehur, madje edhe shpejtësia e reagimit është 50% më e ngadaltë te personat që kanë më pak gjumë sesa te ata që kanë pirë alkool.

Shkencëtarët nuk mendojnë se do të gëzoni fitime nëse e detyroni veten të zgjoheni herët sepse në periudhë afatgjate ju e çrregulloni ciklin biologjik të gjumit, e zvogëloni lumturinë dhe e humbni produktivitetin. /Botasot

Shpërndaje në: