Trepça’89: FFK urime skandali dhe dirigjimi me sukses i rezultatit
Trepça’89 ka dalë me një komunikatë për media, duke folur në lidhje me përballjen Ferizaj-Dukagjini, që ka ngjallur reagime të shumta.
Ferizaj shënoi fitore me një gol në minutën e 14 shtesë, teksa portieri i Dukagjinit e lëshoi topin të hynte, duke mos e penguar fare.
Mitrovicasit kësisoj bien nga elita e futbollit kosovar dhe kanë reaguar ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Së pari urojmë FFK-në për Skandalin e sotshëm ku pa kurrfar marre dirigjon ndeshjen dhe ndikon direkt në rezultat.U panë sot dashakqinjët e Futbollit se si e bastarduan futbollin, se si mbrojti FFK-ja klubet servile të saj, ato klube që e përkrahën.Nuk është fundi i Botës që bie Trepça’89 ngs Superliga por duhet ta dijnë se nuk luhet me ndjenjat e një Klubi ndër më të organizuarat në Futbollin Kosovar tash e më shumë se tridhjetëvite”, thuhej ndër tjera në reagimin e tyre.
Por, edhe në ndeshjen e Trepçës’89 ndaj Prishtinës pati rrjedhojë të çuditshme.
Ndeshja nisi me disa minuta vonesë, ndërsa pas pjesës së parë ishte duke avancuar Prishtina.
Në momentin që Dukagjini barazoi rezultatin ndaj Ferizajt, Trepça’89 realizoi golin e barazimit, e krejt në minutat shtesë edhe golin e fitores.