Trepça shpallet fituese e Kupës së Kosovës, mposht Prishtinën një një ndeshje dramatike
Ka përfunduar takimin ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës, duel ky në kuadër të finales së Kupës së Kosovës.
Në ndeshjen e zhvilluar në palestren “Mizair Isma” në Rahovec, “El Classico” prodhoi një super duel mes tyre, me ‘Torcidat’ që u treguan më vendimtar në çerekun e fundit, për të fituar Kupën e Kosovës.
Trepça e fitoi këtë takim me rezultatin final 74:66, ku në këtë takim koshashënues më i mirë u zgjedh, Drilon Hajrizi, shkruan Periskopi.