Trepça largon përkohësisht nga puna një punëtor, keqpërdori pushimin mjekësor
Një punëtor është larguar përkohësisht nga puna në Trepçë pasi ka keqpërdorur pushimin mjekësor.
Trepça njofton se V.M ka keqpërdorur pushimin mjekësor përgjatë tri viteve të fundit, dhe nga data 6 shkurt i këtij viti ka filluar pushimin mjekësor dhe vazhdon të jetë akoma.
Njoftimi i plotë:
Me datën 11.11.2024 z.V.M. është larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr.prot:6950 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A.
Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1, nën paragrafi 1.7 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka keqpërdorur pushimin mjekësor përgjatë tri viteve të fundit, që nga data 06.2.2024 ka filluar pushimet mjekësore dhe ende vazhdon të jetë në pushim mjekësor.
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-212 I PUNËS neni 59 paragrafi 4 cek se:
I punësuari ka të drejtë në kompensim të pushimit mjekësor sipas paragrafit 3. të këtij neni në kohëzgjatje prej dhjetë (10) deri në nëntëdhjetë (90) ditë pune.
Në këtë rast, z.V.M. ka keqpërdorur pushimin mjekësor kur vetëm në vitin 2024 i njëjti ka munguar 194 ditë pushim mjekësor, kështu i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.7 i Rregullores 📄 nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.