“Trepça” largon nga puna pesë punëtorë
Në muajin Gusht punëtorët e ndërrmarjes “Treça” paralajmëruan protesta për mosekzekutimin e pagave për tre muaj, protestë të cilën e anuluan pas mbajtjes së mbledhjes së qeverisë 5 ditë më parë, ku u ndan 4 milionë euro për pagat e minatorëve të Trepçës.
Gjatë mbledhjes Kryeministri i Kosoves Albin Kurti tha se “ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”.
Mesa duket “Ndërrmarrja Trepça” e ka marrë me seriozitet këtë deklarat të Kurtit.
Vetëm gjatë të hënës ka pezulluar nga puna 5 punëtorë të ndërrmarjes me arsye: “shkelje të detyrave të punës”.
Me rreth 20.000 punëtorë, Trepça cilësohet si shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës dhe ish-Jugosllavisë.
Sipas të dhënave të institucioneve të Kosovës, nga viti 1945 deri në periudhën para vitit 1990, nga minierat e Trepçës janë nxjerrë rreth 600 mijë tonë xehe në vit.