“Trepça” largon edhe një punëtor
Ndërmarrja “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës një punëtori me inicialet A.A.
Sipas njoftimi të kësaj ndërmarrjeje deri tek ky vendim ka ardhur pasiqë I njëjti ka bërë shkelje të rëndë të detyrave të punës.
“Me datën 15.11.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.A.A.Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti që nga data 02.10.2024 ka munguar në punë.Andaj, Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7221 të dt. 20.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.A.A”, thuhet në njoftim.
Për arsye të ngjashme, “Trepça” ka marrë masa të njëjta edhe për punëtorë të tjerë në të kaluarën.