Trepça kampione e Kosovës, mposht Yllin me dramë në finalen e pestë
Trepça ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 67-66 në ndeshjen e pestë të finales së play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll, duke u shpallur kampion.
K. Bracy-Davis shkëlqeu në këtë çerek, duke shënuar 9 pikë për Trepçën, ndërsa tek ylli shkëlqeu Alonzo Verge Jr.
Ylli e fitoi çerekun e tretë me rezultat 11-7, për ta mbyllur me rezultat të përgjithshëm 41-37.
Se ndeshja do të ishte e fortë dhe me pak diferenca, do ta konfirmonte fillimi i çerekut të katërt.
Trepça e ka nisur shumë mirë çerekun e fundit, duke arritur një epërsi prej katër pikësh pas një serie prej 12-4.
Pas kësaj serie rezultati shkoi në 49-45 për minatorët. Nga këtu filluan faulet teknike, ku Erion Kastrati mori dy të tilla dhe u përjashtua.
Alonzo Verge Jr u kujdes që të mos krijohet epërsi, duke shënuar për 50-49.
Darnell Edge dhe Brandon Edwards me nga 15 pikë dhe Kevin Bracy-Davis me 13 pikë e quan Trepçën drejt fitore.
Paraqitja fantastike e Alonzo Verge Jr me 28 pikë nuk i ndihmoi Yllit të triumfonte në fund.