Trepça 89 nxjerr barazim në minutën e fundit kundër Prishtinës
Trepça 89 nxori një barazim dramatik në minutën e fundit kundër Prishtinës në Mitrovicë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Superligën e Kosovës.
Prishtinasit kaluan në epërsi në minutën e 52-të dhe u duk se do të siguronte tri pikë nga kjo përballje, shkruan Periskopi.
Mirëpo, në minutën e 90-të të ndeshjes, Arbnor Muja barazoi për nikoqirët duke ia siguruar skuadrës së tij një pikë nga përballja.
Kështu, Prishtina humbi një mundësi të artë të barazohej me pikë me Dritën në vendin e dytë dhe të ishte vetëm një pikë larg liderit Ballkanit, por tash kryeqytetasit mbeten në vendin e tretë me 42 pikë, dy më pak se Drita dhe tri më pak se Ballkani.
Në anën tjetër, Trepça 89 pozicionohet në vendin e pestë me 29 pikë. /Periskopi.com/