Trepça 89 – Dukagjini: Nuk ka fitues pas 90 minutave lojë në ndeshjen e barazhit, ndeshja në vazhdime
Ka përfunduar koha e rregullt pa fitues në ndeshjen e barazhit mes Dukagjinit dhe Trepçës 89, e cila përcakton skuadrën që luan në Superligë nga edicioni i ardhshëm.
90 minutat e rregullt u mbyllën me barazim 1-1, shkruan Periskopi.
Fillimisht Adenis Shala kaloi 89-shin në epërsi në minutën e 30-të pas një aksioni fantastik të mitrovicasve.
Mirëpo, klinezët u rikthyen me një gol në minutën e 52-të nga Labinot Osmani, i cili shfrytëzoi për mrekulli asistim brilant të Merlakut.
Tash ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta dhe nëse prapë nuk ka fitues, luhen penalltitë. /Periskopi.com/