Trepça 89 – Dukagjini: Mbyllet pjesa e parë nga ndeshja që përcakton cila skuadër luan në Superligë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së barazhit që përcakton cila skuadër do të luajë në Superligë nga sezoni i ardhshëm.
Trepça 89 e ka mbyllur intervalin me epërsi minimale 1-0, kundër Dukagjinit të Klinës, shkruan Periskopi.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Adenis Shala në minutën e 30-të, duke qëlluar cakun pas një aksioni fantastik të mitrovicasve.