Trendi i ri po i ngazëllen femrat: Merrni frymë deri në orgazëm

Trendi i ri po i ngazëllen femrat: Merrni frymë deri në orgazëm

Frymëmarrja është “trendi më i ri”, ndërkaq rregullat e frymëmarrjes mund të ndihmojnë në nivel emocional, mendor dhe fizik

Hulumtimet kanë treguar se si tinejxheri mesatar dhe personi i rritur përdorin vetëm një të tretën e sistemit të tyre të frymëmarrjes, ka sqaruar ekspertja Rebecca Denni, nga punëtoria Breathing Tree.

Denis thotë që frymëmarrja pothuajse është sjellje e imponuar shkencërisht, sepse kur mbajmë frymën që të përballemi me emocionet dhe stresin, i tendosim edhe muskujt me të cilët marrim frymë.

Frymëmarrja e përbashkët mund të krijojë intimitet dhe afërsi më të madhe. Mbajtja e frymës derisa i afroheni orgazmës është instinkt goxha i zakonshëm, mirëpo mund të kufizojë sasinë e oksigjenit të ri i cili hyn në organizmin tuaj, gjë që mund të jetë kundërproduktive për gjithë ‘shfaqjen’ – ka sqaruar Jones.

Për t’i shmangur të gjitha vështirësitë e mundshme, Amy Jones, eksperte për seks dhe marrëdhënie dashurore për The Sun këshillon këto veprime:

1. Filloni të merrni frymë thellë dhe të nxirrni frymën në mënyrë që të shtoni qarkullimin e gjakut dhe intimitetin.

2. Kur hetoni që po i afroheni kulmit, vazhdoni të merrni frymë thellë.

3. Kur të fillojë orgazma provoni më të mirën që mundeni që të vazhdoni thellë të merrni frymë dhe të relaksoheni.

Në fillim nuk mund të ndiheni kundër-intuitiv, mirëpo provoni edhe më tej të merrni thellë frymë dhe të vazhdoni të relaksoheni. Jo vetëm që mund të përmirësoni organizmin tuaj, por do të ndiheni edhe më të afërt me partnerin.

Shpërndaje në: