Trendi i ri i flokëve është fiks çfarë vajzat kanë ëndërruar gjithmonë!
Flokë që duken bukur, chic dhe të shëndetshëm pa u lodhur fare!
Këtë vit, flokët janë gjëja e fundit për të cilën duhet të mendojmë sepse gjejeni pak çfarë është në modë? Flokët e shkujdesur dhe natyralë! Nuk ka rëndësi nëse keni flokë të drejta, kaçurrela apo me onde të buta, flokët e pastiluar janë trendi i fundit!
Nëse nuk e keni vënë re, duke nisur që nga vajzat e thjeshta deri tek personazhet e famshëm tendenca për flokë të shkujdesur natyral është rritur. Një tjetër “pasojë” e pandemisë, nisur nga nevoja për të qenë praktik.
Më pak grim, më pak stilime flokësh dhe më shumë kohë për vete! E vetmja gjë që duhet të bëni është të kujdeseni për t’i mbajtur të shëndetshëm. Tekstura natyrale është në modë dhe volumi minimal gjithashtu.
Baluket lërini të ndara në mes dhe pjastrën harrojeni për ca kohë.
Flokët e pakrehur janë krehja e re.
Për t’i mbrojtur mund të përdorni si aksesorë shajet dhe kapset.