Trendet e syzeve për këtë verë (FOTO)

Trendet e syzeve për këtë verë (FOTO)

Vera tashmë është këtu dhe ne duhet të përgatitemi për aksesorin që nuk bëjmë dot pa të këtë sezon.

E kemi fjalën për syzet e diellit. Veshja gjatë ditëve të verës nuk është asnjëherë e kompletuiar nëse nuk kemi vendosur syzet e diellit. Të gjithë po bëhemi gati që të blejmë syzet për këtë verë dhe kemi filluar kërkojmë nëpër revista, sfilata, blogere etj.,

Syzet kanë çelsin për t’u dukur bukur dhe me shumë stil. Kërkimin tuaj për të kutpuar se cilat janë trendet më të fundit për syzet, e kemi bërë ne për ju.

Syzet super të vogla të quajtura ndryshe ‘Matrix’

Moda e viteve ’90 është rikthyer dhe kjo falë syzeve ‘matrix’. Ato padyshim janë a must-have për këtë verë. Kanë qenë në fillim modelet e njohura Bella dhe Gigi Hadid bashkë me Kendall Jenner që e përfaquan menjëherë këtë trend dhe më vonë u kthye në fiksim edhe për vajzat e tjera.

Syzet në formë zemre

Ndoshta ky lloj trendi na rikutjon fëmijërinë tonë apo personazhin e famshëm Lolita. Por ato janë rikthyer tani për të na rrëmbyer zemrat sërish. Ato janë treguesi që nuk jemi kurrë të rritur për të mbajtur syze me formë zemre. Syzet me formë zemre janë rikhyer në një formë më moderne dhe elegante për këtë verë.

Cat-eye sunglasses

Syzet të quajtua ‘cat-eye’ do të dominojë edhe këtë sezon. Ato i përkasin stilit bohemian dhe janë tipike syzet ikonike të viteve ’60.

Shpërndaje në: