Trendet e 2018-ës, cilat veshje ti mbani dhe cilat jo

Trendet e 2018-ës, cilat veshje ti mbani dhe cilat jo

Siç ka thënë dhe Heidi Klum “Një ditë je IN dhe ditën tjetër papritur ke dalë jashtë mode”. Trendet nuk ndryshojnë nga viti në vit, por nga muaji në muaj.

Shtëpitë e modës, moda e rrugës, blogeret, duket se secili mund të bëjë modë, por nëse gjithmonë doni të jeni IN dhe të përqafoni prurjet e reja, duhet të hiqni dorë nga këto 3 gjëra, pasi kanë dalë nga moda !
Bluzat që zbulojnë shpatullat !
Në vend të këtij trendi, bëhuni gati të përqafoni modën e bluzeve që ju zbulojnë vetëm një shpatull

 

Çantat e kashtës: Ruajini në dollap, pasi e sigurtë që do u vijë prap koha, por deri atëherë blini një çantë rrjetë të thurur pasi janë shumë në modë.

Thekët kanë qenë detaji protagonist i modës së vitit të kaluar, por në veshjet e 2018-ës nuk ka vend për to. Radhën e kanë prerjet abstrakte gjeometrike.

Shpërndaje në: