Trendafilova në Kosovë, Rohde: Riafirmova mbështetjen e fortë të Gjermanisë për punën e Gjykatës Speciale
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka pritur sot në një takim kryetaren e Dhomave të Specializuara të Republikës së Kosovës, Ekaterina Trendafilova.
Rohde përmes një postimi në rrjetin e tij social në “X”, ka thënë se ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjemanisë për punën e tyre si dhe për një fond kompensimi të viktimave për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë.
Tutje ai ka thekusuar edhe kontributin e vazhdueshëm të Dhomave të Specializuara për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
“Gjithmonë një kënaqësi për t’u takuar me presidenten e Dhomave të Specializuara. Theksova kontributin thelbësor të Dhomave për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe riafirmova mbështetjen e fortë të Gjermanisë për punën e tyre si dhe për një fond kompensimi të viktimave për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Rohde.