Trenat e së ardhmes, këto janë 3 projektet gjigande (Foto)

Trenat e së ardhmes, këto janë 3 projektet gjigande (Foto)

Deri tani janë 3 projektet që mund të modernizojnë transportin hekurudhor: “Hyperloop” i Elon Musk, treni i shpejtësisë së zërit nga Koreja e Jugut dhe projekti “IronLev” i Shkollës Universitare Superiore “Sant’Anan” në Piza, i bazuar në një përmirësim të trenit me shkëputje magnetike që është përdorur në Kinë.

Teknologjia italiane nuk do të funksionojë me energji elektrike, por do të shfrytëzojë disa “patina” që do të përdorin përshkueshmërinë magnetike.

Ndërkohë, “Korea Research Institute”, së bashku me disa universitete koreano-jugore, po studion një tren që mund të udhëtojë me mbi 1000 km/h, duke shfrytëzuar hekurudha me tuba me presion të ulët.

Nga ana tjetër, miliarderi Elon Musk ka testuar “Hyperloop One”, një sistem i cili u lejon trenave të udhëtojnë me shpejtësi të lartë. Objektivi është që kjo teknologji të shfrytëzohet deri në vitin 2020.

Deri tani, rekordin për trenin më të shpejtë e mban TGV franceze, me shpejtësi 574,8 km/h.

Shpërndaje në: