Tregon pse është ‘babë’ Ismet Munishi: E kthen drejt fitores Gjilanin qysh në ndeshjen e parë

Tregon pse është ‘babë’ Ismet Munishi: E kthen drejt fitores Gjilanin qysh në ndeshjen e parë

Sot me fillim nga ora 13:00 u zhvillua takimi ndërmjet Gjilanit dhe Trepça’89, duel ky në kuadër të xhiros së 25’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani sikur arriti ta ‘thyente’ mallkimin, ku sot nën drejtimin e trajnerit, Ismet Munishi, mori fitore me rezultat 2-1 ndaj skuadrës së Trepçës.

Sulmuesi shqiptar, Progni realizoi gol në minutën (4′) nga gjuajtja e lirë për t’i dhënë avantazhin djemëve të Ismet Munishit.

Dhe, në pjesën e dytë, Progni doli në skenë sërish, ai shënoi gol me një goditje të bukur në min (50′).

Mysafirët ngushtuan avantazhin në minutën e 86’të përmes mbrojtësit Sedat Berisha.

Skuadra e Munishit, Gjilani gjendet në pozitën e 4’të me 36 pikë, 4 pika më shumë se Trepca 89’.

Shpërndaje në: