A tregojnë flokët për problemet e juaja shëndetësore ?

A tregojnë flokët për problemet e juaja shëndetësore ?

Ato mund të tregojnë nëse keni mungesa mineralesh, nese vuani ndonjë sëmundje etj. Shenjat e mëposhtme paralajmërojnë probleme të ndryshme shëndetësore ndaj mos i neglizhoni.

Flokët janë gjysma e bukurisë dhe pasqyra e shëndetit !

Flokë të holluar- Stresi

Nën rrethana normale, flokët tuaj bien kur procesi i rritjes ka ndaluar. Stresi çekuilibron këtë cikël duke përshpejtuar dhe zgjatur procesin e rënies së flokëve. Dehidrimi gjithashtu mund të nxisë humbjen e flokëve.

Ky efekt mund të zgjasë tre deri në gjashtë javë.

Flokët e brishtë e të thatë – Problemet e ushqyerjes

Një dietë e varfër ushqimore në vlera ushqyese reflektohet menjëherë në flokët tuaj.

Sigurohuni që të jeni duke marrë yndyrna të mjaftueshme si acidet yndyrore omega-3 dhe yndyrnat e pangopura të cilat u japin shkëlqim flokëve, shkruan Living.

Humbja e flokëve anësore – çrregullime hormonale

Nëse jeni duke humbur flokë rreth kurorës së kokës dhe njëkohësisht jeni duke fituar yndyrë në zonën e barkut, keni nivele të larta të dihidrotestosteronit (DHT) Ky fenomen është më i përhapur tek gratë ndërsa për gratë është përgjegjës hormoni DHEA i cila ka të njëjtin efekt.

Rënie flokët në formë pullash: Trichotillomania

Trichotillomania është një gjendje e karakterizuar nga rënia e flokëve në formë pullash.

Shpërndaje në: