Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në autostradën Prizren – Suharekë
Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën Prizren – Suharekë, në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Bajram Krasniqi, ku tha se tri vetura janë përfshirë në këtë aksident dhe si pasojë janë lënduar tre persona. Gjithashtu shtoi se me rastin po merret njësiti i autostradave.
“Aksidenti ka ndodhur në mëngjes rreth orës 08:30 minuta, ku janë përfshi tri vetura – dhe se tre persona janë lënduar. Aksidenti ka ndodhur në pjesën e autostradës Prizren – Suharekë, njësiti i autostradave po merret me rastin”, tha Krasniqi.