Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prizren-Suharekë
Tre persona janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditën e sotme në rrugën Prizren-Suharekë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Si pasoj e aksidentit janë shkaktuar dëmeve materiale dhe së paku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy nga ata lëndime të rënda. Policia është duke hetuar aksidentin, është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Bashkë me policin në vendngjarje kanë dal edhe zjarrfikësit” – ka thënë ai.