Tre superyjet e Man Unitedit ia bëjnë ‘unfollow’ Greenwoodit në rrjetet sociale, pas skandalit të dhunës
Gjërat për Mason Greenwood duken keq, e drejtë të themi.
Në fakt, janë aq keq sa që nuk do të ishte e tepërt të supozonim se karriera e tij si futbollist mund të ketë marrë fund, shkruan Periskopi.
Kjo pasi futbollisti të dielën në mëngjes u shndërrua në protagonist të padëshiruar, teksa e dashura e tij Harriet Robson ndau fakte me publikun nga dhuna fizike dhe psikologjike që i aplikon lojtari.
Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe policia, klubi i Man Unitedit dhe sponsori ‘Nike’, të gjithë duke dënuar dhunën por duke refuzuar të komentojnë mëtutje në këtë fazë të hetimeve.
Për më tepër, në internet thuhet se superyjet e Man Unitedit, Cristiano Ronaldo, David de Gea dhe Paul Pogba ia kanë bërë ‘unfolloë’ lojtarit në rrjetet sociale.
Keq, shumë keq… /Periskopi.com/
Cristiano Ronaldo, David De Gea and Paul Pogba have unfollowed Mason Greenwood on both Instagram and Twitter. pic.twitter.com/2JLGyIEkGK
— Albanus 10 (@Kiswili_10) January 30, 2022