Tre problemet e përbashkëta të grave

Tre problemet e përbashkëta të grave

Ndoshta shpesh e kapni veten duke menduar se  çfarë po ndodh me trupin tuaj gjatë ciklit, para apo pas tij. Kur mendoni se dini gjithçka për veten, mund të surprizoheni. Më poshtë do të njiheni me problemet e përbashkëta që kanë shumica e gravde dhe me mënyrat më të mira për të trajtuar misteret menstruale, dhimbjet, etj.

 Vaginitis

Keni rrjedhje të sekrecioneve, kruajtje ose djegje? Ju ndoshta keni vaginitis- një inflamacion vaginal që lidhet me irritimin dhe infeksionin. Më të zakonshëm janë infeksionet që shkaktohen nga rritja madhe e kërpudhave dhe baktereve. Ju mund të jeni më të prirur të keni këto probleme nëse sapo keni mbaruar një trajtim me antibiotikë, kur keni diabet ose hormonet tuaja kanë shumë fluks siç ndodh gjatë shtatzanisë dhe menopauzës.

Simptomat që do të keni janë irritim, një rrjedhje e tëpërt e sekrecioneve vaginale, mund gjithashtu të keni dhimbje kur kryeni marrëdhënie seksuale, gjakëderdhje të lehtë etj. Disa lloje infeksionesh mund të kurohen me mjekime kundër kërpudhave ose me antibiotikë për bakteret.

 Thatësia

Niveli i ulët i estrogjenit është i zakonshëm tek femrat mbi 35-vjeç. Niveli i hormoneve peshon gjatë perimenopauzës, ose kur keni fëmijën në gji duke e bërë indin vaginal më të hollë dhe më të thatë. Shenjat janë kruajtje, djegie, dhimbje ose gjakderdhje gjatë marrëdhënieve seksuale.
Në këtë rast mund të përdorni ndonjë hidratues ose një lubrifikant me bazë uji gjatë aktit seksual. Nëse thatësia do të vazhdojë të jetë një problem, mund të merrni estrogjenin në formë kremi ose tableti.

Fibroidet

Më shumë se 80% e femrave zhvillojnë këto rritje jo kanceroze në uterus. Ato mund të jenë të trashëguara dhe janë diagnozat më të njohura në moshën 30 deri në 40 vjeç, që kanë të bëjnë me prodhimin e hormoneve. Progresteroni është çelësi i rritjes së fibroideve. Femrat mund të jenë më të rrezikuara nëse janë mbipeshë ose ushqehen me mish të kuq.
Çfarë ndjeni? Zakonisht asgjë. Edhe në masë më të madhe, edhe në masë të vogël në uterus, ato mund të shkaktojnë perioda shumë të gjata, dhimbje të pleviksit dhe dhimbje gjatë seksit, urinim të shpeshtë ose dhimbje këmbësh.

Shumicën e kohës nuk nevojitet trajtim. Fibroidet zakonisht shkrihen gjatë menopauzës kur nivelet e hormoneve nuk janë aq të larta sa të luftojnë rritjen e tyre. Mirëpo nëse ajo po ju shkakton simptoma ose keni vështirësi për të mbetur shtatzanë, duhet patur më shumë kujdes. Nëse gjakderdhja është e madhe mënyra e parë e trajtimit që duhet të merrni parasysh janë pilulat e kontrollit të lindjeve. Nëse mjekimet nuk janë të mjaftueshme, ndoshta do t’ju duhet një tjetër procedurë siç është edhe ndërhyrja kirurgjikale.

Burimi: Health

Shpërndaje në: