Tre persona me lëndime të rënda si pasojë e një sulmi me thikë në Prizren
Tre persona kanë pësuar lëndime të rënda nga një sulm me thika prej një grupi të rinjsh në Prizren, ka bërë të ditur policia e Kosovës.
Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 2 pas mesnate.
“Viktimat janë sulmuar nga një grup të rinjsh, tre nga viktimat kanë pësuar lëndime të rënda. Policia menjëherë ka reaguar dhe është duke hetuar rastin. Viktimat janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, dy nga ata ishin në gjendej më të rëndë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajon të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.